Zana Guxholli: Kosova ka qenë gjithmonë para Shqipërisë në përballimin e krizave

Shpërndaje lajmin

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli ndërsa ka krahasuar situatat ekonomike tha se Kosova ka qenë gjithmonë para Shqipërisë përsa i përket përballimit të krizave ekonomike.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha ndryshe nga vendi ynë Kosova ka ofruar ndihma për pandeminë apo dhe për rritjen e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë.
“Duket se Kosova po formalizon sistemin e pagave dhe po vendos kufijtë minimal në pozicione të ndryshme, kurse ne ligjet si në Kosovë i kemi. Kjo është një arritje për Kosovës se bashkë me formalizimin dhe shpërblimin e ndershëm dhe të njëjtë për punë të njëjta që i kanë rregulluar me koeficient. Njëkohësisht po bën dhe rritje të pagës minimale.
Kjo do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave individule. Ajo që të bën përshtypje është se Kosova ka qenë gjithmonë para nesh, në lidhje me ndihmat që ka ofruar përsa u përket krizave dhe situatave  të ndryshme ekonomike, qoftë nga pandemia apo nga rritja e çmimeve.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Paketa e krizës”, ndryshime mes Kosovës dhe Shqipërisë
Altin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *