Zayn Malik u jep fansave numrin e tij të telefonit dhe arsyeja është një ‘gjetje’

Share

Nëpërmjet një statusi në Twitter, ish-anëtari i One Direction, Zayn Malik,  shkroi një numër telefoni, duke ngritur një ‘valë euforie’ në mediat e tij sociale. Kjo pasi të gjithë ndjekësit e tij filluan të pyesnin nëse ky ishte numri personal i këngëtarit apo një mënyrë për të folur me të.

Sigurisht, të gjithë e provuan dhe panë se të numri ishte një mënyrë shumë origjinale që Zayn të promovonte albumin e tij të ri. Pasi telefonon në këtë numër dëgjohet një mesazh zanor nga këngëtari, i cili thotë: “Hej, jam Zayn. Albumi do të publikohet më 15 janar. Shtypni çdo numër nga një deri në nëntë për t’u takuar me mua. Shtypni tani. ”

Pas shtypjes së një numri, ju mund të dëgjoni një pjesë nga një këngë e papublikuar e albumit të tij të ardhshëm, “Nobody is Listening”.

Po ashtu, pas telefonatës, ju dërgohet gjithashtu një tekst nga i njëjti numër që thotë: “Yoo, jam Zayn ! Faleminderit për telefonatën. Më jepni të dhënat tuaja që të mund të qëndrojmë në kontakt, ”së bashku me dy linqe të bashkangjitura për të porositur paraprakisht albumin e tij të ri dhe një tjetër për të ruajtur këtë numër.

E pranojmë se promovim më të veçantë Zayn nuk mund t’i kishte bërë albumit të tij.

Zayn Malik ka publikuar së fundmi këngën më të re të tij, që mban titullin “Vibez”. Kjo është kënga  e dytë nga albumi i tij i tretë “Nobody Is Listening”. “Vibez” pasoi projektin “Better”, të cilin ai e publikoi në shtator 2020, pak ditë pasi u bë baba.

Kanë kaluar afro dy vjet që kur Zayn Malik publikoi albumin e tij “Icarus Falls”, i cili rezultoi super i suksesshëm dhe fansat mezi po presin albumin e tij të ri.

zayn 20210112 223122 0 150x150 1
Screenshot 1 8 150x150 1
Screenshot 2 5 150x150 1


Share

Komente