Zbardhet atentati ndaj 25-vjeçarit në Lezhë; shpallet në kërkim autori, Policia gjen mjetin e atentatorit

Share

Policia e Lezhës deklaron se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u qëllua me breshëri arme në drejtim të mjetit ku po udhëtonte 25-vjeçari Eduart Pica.

Policia sqaron përmes një njoftimi, se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta dhe personi që është shpallur në kërkim është identifikuar me inicialet E.SH, banues po ashtu në qytetin e Lezhës. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.

Eduart Pica ka qenë futbollist i moshave të Besëlidhjes pa mundur dot që më pas të kalojë në ekipin e parë të qytetit të Lezhës.

Të shtënat ndaj 25 vjeçarit mund të lidhen me një ngjarje të 3 viteve më parë. Mësohet se Eduart Pica në 6 shtator 2017 Eduart Pica ka shkaktuar një aksident të rëndë në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, si pasojë e të cilit kanë vdekur 2 të rinj.

Njoftimi:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.  Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.


Share

Komente