Zbardhet traktati për ekstradimet në SHBA, kjo është pika që Shqipëria e ka refuzuar në marrëveshje

Share

Zbardhet Traktari për ekstradimet me SHBA dhe Shqipërisë, i firmosur nga diplomatja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ky traktat zëvendëson atë të nënshkruar 88 vite më parë nga Faik Konica.

Në Nenin 7 të këtij Traktati, thuhet se nëse një person është dënuar me vdekje në SHBA, dhe kapet në Shqipëri, ekstradimi do të ndodhë vetëm nëse “Shteti Kërkues” (Amerika) i jep garanci “Shtetit të Kërkuar” (Shqipërisë) që, i dënuari nuk do dënohet me vdekje.

“Kur vepra penale, për të cilën kërkohet ekstradimi, është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit Kërkues dhe nuk është e dënueshme me vdekje nga legjislacioni i Shtetit të Kërkuar, autoriteti ekzekutiv i Shtetit të Kërkuar mund të refuzojë ekstradimin, përveçse nëse Shteti Kërkues i jep autoritetit ekzekutiv të Shtetit të Kërkuar një garanci që dënimi me vdekje nuk do të jepet kundër personit të kërkuar ose, nëse Shteti Kërkues për arsye procedurale nuk mund të japë këtë garanci, një garanci që dënimi me vdekje, nëse jepet, nuk do të ekzekutohet”, thuhet në Traktat, e siguruar nga ‘Report TV’.

Të kërkuarit nga Shqipëria në SHBA ose anasjelltas sipas këtij traktakti arrestohen me afat 60 ditorë deri në mbërritjen e plotë të dosjes së ekstradimit, dhe në rast se ky material vonon, i kërkuari mund të lirohet por kërkesa për ekstradim nuk anulohet.

I vetmi rast kur ekstradimi për interes të SHBA-ve apo Shqipërisë do të refuzohet automatikisht është kur vepra penale ka karakter politik dhe ushtarak sipas nenit 4.


Share

Komente