Zbardhet vendimi i dosjes “184”/ Përse Prokuroria “shpëtoi” ministrat

Share

Javën tjetër gjykata e Dibrës do të vendosë fillimin ose jo te procesit gjyqësor për 4 të pandehur të dosjes së bujshme 184, për shit-blerjen e votave për zgjedhjet vendore te vitit 2016. Euronews Albania ka siguruar kërkesën për gjykim dhe vendimin e pushimit te hetimit për disa zyrtarë të lartë politikë që rezultuan në përgjimet e bëra tashmë publike.

Damian Gjiknuri: “Tërmet, tërmet. Ti ishe bob.Thoshe ti…. hahaha i madh. hajt Ciao. Ik mos fol shumë po hajt Ciao”

Pjerin Ndreu: “Bëji një telefon këtij Reshat Elezit, këtij Drejtorit të Reçit, Drejtorit të shkollës, thuaji me deklaru votën hapur se e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon”

Saimir Tahiri: “Je i madh dhe mos e …. për atë që thonë ata se sna … për ata legena…”

PËRGJIMET

Nuri Meda: “Takoje Samiun se më duket se tre vota ka, dhe nja 100 mijë lekë thuaji i ka Nuriu në xhep…”.

Robert Aga: “Shko njëherë mbështilli çato njerëz të shkojnë të votojnë, shpirt të kam…”

Robert Aga: “Duhet të kem 1000, poshtë një mijëshit nuk e pranoj”

Lutfi Buci: “Përshëndetje, që të jesh i sigurtë ti, a do ti boj votat me filmim a me dëshmitar.”

Janë këto disa nga përgjimet e reja që pasojnë ato të bëra publike më parë në media nga të cilat organi akuzës provoi dhe mori në cilësinë e të pandehurve 4 persona, mes tyre ish zyrtarë e punonjës të administratës lokale, të përfshirë në “shitblerjen e votës” në zgjedhjet e vitit 2016 të mbajtura në Dibër. Por mes të pandehurve nuk ka asnjë nga ata që kanë dhënë këto urdhra, apo kanë nxitur zyrtarët lokalë në dibër, të kryejnë veprimet për të cilat ata tashmë janë nën akuzë.

“Këta persona kanë patur një rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, (ASHE), por gjatë hetimit nuk është provuar që këto persona të kenë dhënë apo ofruar premtime dhe shpërblime apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllimin për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime”.

Sipas prokurorisë së Dibrës, 4 janë personat e përfshirë në shitblerjen e votës në zgjedhjet vendore të 2016 në këtë qark ndaj të cilëve rendojnë akuza nga shpërdorim detyre deri ne kanosje të zgjedhësve. Mes të pandehurve që pritet të dalin në gjyq javën e ardhshme, janë Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti zyrtar në njësinë administrative Lure si dhe Robert Aga ish-shef komisariatit në Dibër. Euronews Albania kontaktoi me zotin Aga për të mësuar një qëndrim të tij ndaj kësaj akuze, por ai preferoi të mos të japë asnjë reagim për çështjen për të cilën është marrë I pandehur, ndërsa shtoi se është në pritje të vendimit të gjykatës.


Share

Komente