Zbardhet vrasja e 7 muajve më parë në Peshkopi, arrestohen tre persona

Shpërndaje lajmin

Policia e Dibrës në bashkëpunim me prokurorinë ka mundur të zbardh ngjarjen e ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në Peshkopi mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Si rezultat i hetimeve të thelluara policia ka rrestuar 3 shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim të krimit”.
Sipas policisë shtetasit E. T., 49 vjeç, A. T.,  64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin me inicialet N.B., i cili ndërroi jetë.
“Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi  E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T.,  L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes”, njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *