Zbërthehen dronët e dy rusëve dhe ukrainasit, mes filmimeve dhe RENEA

Shpërndaje lajmin

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit ka në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.
Sipas burimeve, nga kqyerja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.
Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.
Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *