September 25, 2021

Zbrazet spitali COVID-4, Manastirliu: Rastet kanë rënë, por lufta nuk ka mbaruar

Shpërndaje lajmin

Zbrazet spitali COVID-4, Manastirliu: Rastet kanë rënë, por lufta nuk ka mbaruar

“Ju falenderoj për punën dhe impenjimin në këto muaj të vështirë. Përmes jhjush dhe qytetarëve, asgjë nuk ka mbaruar ende, Edhe tek ne COVID është ende prezent. Ka raste të rënda të shtruara. Një prej spitaleve COVID është zbrazur sepse ka rënë numri I pacientëve që trajtohen për këtë sëmundje. Kjo nuk do të thotë që personeli nuk është në gatishmëri. Në momentin kur mund të kemi rritje të rasteve COVID-4 do jetë në gatishmëri.

Numri i pacientëve në spitale ka pësuar rënie. Jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Do doja ta kishim këtë moment si moment rigjenerimi kur stafet të marrin kohën e tyre për të pasur sa më shumë forcë. Duhet të shfrytëzojmë burimet që kemi mes nesh. Për mjekët dhe infermierët do vazhdojë mbështetja me bonusin special deri në fund të pandemisë. Do të jetë deri në ditën e fundit.

Do ia dalim sepse kemi fuqinë, edhe kurajon për të përballuar të gjitha sfidat që deri tani na kanë dalë përpara. Ne përballuam me sukses falë jush. Për këtë do jua them edhe mot falenderimin dhe mirënjohjen që kam për ju, Lufta nuk ka përfunduar. Do kërkojë kohën e vet. Vaksinimi do e sjellë rezultatin e vet. Nuk do ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Ky është objektivi unë për verën e ardhshme”, tha ministrja.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *