Zbulohen tunelet sekrete në shtëpinë e “Lordit të Qiejve” në Meksikë

Share

Punonjësit e shembjeve zbuluan një rrjet tunelesh nëntokësore të fshehta ndërsa po shembnin shtëpinë e stilit të “Aladinit” të ish trafikantit të njohur meksikan të drogës, Amado Carrillo Fuente, i cili ndërroi jetë 23 vjet më parë gjatë një operacioni plastik që bëri për t’i shpëtuar arrestimit.

Rrugicat dhe dhomat e fshehta u zbuluan ndërsa buldozerët po pastronin mbetjet e “pallatit” të shembur në qytetin e Hermosillos në Sonora.

Prona ishte lënë pas dore prej vitesh që pas vdekjes së Carrillo dhe kohët e fundit autoritetet kishin urdhëruar shembjen e saj.

Carrillo në kulmin e karrierës së tij si lord droge njihej ndryshme me nofkën “Lordi i Qiejve” për shkak të flotës së madhe ajrore që kishte për transportimin e kokainës që blinte nga Pablo Escobar dhe karteli Cali.

Ai e bleu pronën në qytetin e Hermosillos nga familja Ciscomani dhe më pas e shëmbi ata për të ndërtuar një pallat të stilit të përrallave të “1001 netëve”.


Share

Komente