Zbulohet kandidati i parë i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Basha hedh poshtë vendimin e Komisionit

Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të PD, pasi ka zgjedhur të kandidojë për deputet në Gjirokastër Tritan Shehun, i cili u s’kualifikua më herët nga ky komision.

Lajmin për kandidimin në Gjirokastër e ka dhënë vetë Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa kujtojmë se ai është edhe drejtues politik i PD në këtë qark.

“Per mua eshte nje privilegj i vecante te rikandidoj ne Qarkun e Gjirokastres. Qarku i Gjirokastres i ka te gjitha mundesite dhe resurset per tu zhvilluar”, ka deklaruar mes të tjerash Shehu në një intervistë televizive.


Share

Komente