Zbulohet mashtrimi i kasapit në Thurgau, shiste mish të importuar si prodhim zviceran

Shpërndaje lajmin

Një kasap në kantonin Thurgau ka kryer një “mëkat kardinal”, ai shiste mish të importuar si prodhim zviceran.
Mashtrimi u zbulua kur inspektorët kantonalë bënë një vizitë.
Mishi i viçit vendas ishte i pakët më 2018 dhe 2019, kështu që kasapi importonte mish nga vende të tjera evropiane, madje edhe nga Uruguai, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Kasapi argumentoi se mishi ishte ende me cilësi të lartë dhe klientët e tij “nuk u interesuan”.
Por, prokuroria argumentoi se nuk duhej të ishte etiketuar si “zvicerane”.
Ata kërkuan një gjobë të madhe.
Por, mbrojtja thotë se nuk ishte aq serioze dhe nuk ka rëndësi se nga ishte mishi – kishte një çmim të drejtë.
Kasapi dhe djali i tij do të duhet të paguajnë një gjobë prej 2000 CHF secili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *