Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit, policia shoqëron 5 persona

0
Shpërndaje lajmin

Policia ka zbuluar mbrëmjen e sotme një “shtëpi bari”  në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.
Mësohet se janë shoqëruar 5 persona, të cilët po merren në pyetje.
Sakaq priten të tjera shoqërime.
Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kutivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.
Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.
Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar./Albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *