Zbulohet parcelë me kanabis në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë, “kokat” e grupit kriminal
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ata u kapën nga policia duke u kujdesur për bimët narkotike në një parcelë me 1.800 bimë kanabisi.
Sipas medieve gjermane dy bashkatdhetarët janë drejtuesit kryesor të një grupi kriminal që operon në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në paraburgimin e Geislingen, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia gjermane./ /