Zbulohet sëmundja që fsheh Vladimir Putin, mjekët e vizituan 35 herë

Shpërndaje lajmin

Mediat ruse kanë zbuluar sëmundjen nga e cila vuan presidenti Vladimir Putin.
“Daily mail” duke iu referuar medias ruse “Proekt” shkruan se Putin vuan nga kanceri i tiroides, madje shton se për këtë sëmundje ai është vizituar 35 herë në 4 vjet nga një mjek i lartë rus.
“Ne ju tregojmë listën e mjekëve që shoqërojnë presidentin në udhëtimet e tij”, shkruan media ruse në artikullin e saj.
Mjekët, duke përfshirë Alexei Stcheglov, Yaroslav Potashenko dhe Yevgeny Seliyanov, duket se e kanë vizituar Putinin në të kaluarën për një kohë të gjatë, “kur ai me sa duket kishte probleme me belin”.
Megjithatë, së fundmi, sipas botimit rus, Putini kërkoi ndihmën e “një specialisti për kancerin e tiroides. Ky mjek e vizitoi atë 35 herë në katër vjet në pallatin e tij në Soçi në Detin e Zi.
Ky është mjeku endokrinolog i Spitalit Qendror të Moskës, Yevgeny Seliyanov. Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov ishte i shpejtë për të hedhur poshtë raportin rus, sipas gazetës Pravda në Tëitter.
Fillimisht, mjekët rrallë e vizitonin Vladimir Putinin, sipas mediave ruse, “Proekt”, megjithatë, publikon një listë me fakte, sipas të cilave Putin ka anuluar, ndoshta për arsye shëndetësore, udhëtime zyrtare, kontakte apo pjesëmarrje në evente të ndryshme.
Në nëntor 2016, presidenti rus doli në pension për një javë në Soçi, duke shmangur daljet publike.
Por edhe gjatë pandemisë, ai filloi të sillej në mënyrë të pazakontë dhe u izolua disa herë, siç komentohet në artikull.
Disa javë më parë, shërbimet sekrete amerikane dhe britanike zbuluan informacione se Putini mund të trajtohej për një tumor, duke komentuar se fytyra e tij ishte e zbehtë, ndoshta e lidhur me marrjen e barnave si steroidet. Këto barna mund të justifikojnë një shpërthim të papritur zemërimi dhe një ndryshim në sjellje.
Një burim anonim kishte raportuar së fundmi në gazetën britanike “Daily Mail” dhe një “ndryshim në mënyrën se si Putini mori vendimet e tij në pesë vitet e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.