September 18, 2021

Zbulohet varianti indian edhe në Ballkan

Shpërndaje lajmin

Një rast i variantit indian të COVID-19, shkaktar i shpërthimit epidemik në Indi, u zbulua në Greqi, njoftuan sot autoritetet.

Organizmi kombëtar i shëndetit publik (Eody) njoftoi në një komunikatë se një rast pozitiv me variantin dominues në Indi ishte zbuluar tek një huaj, 33 vjeçe, që jeton në Attikë dhe kishte udhëtuar në Dubai më 4 prill.

Eody theksoi se gjatë nisjes nga Dubai, gruaja dispononte një test PCR negative, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

“Bëhet fjalë për rastin e parë të variantit indian në Greqi”, theksoi një burim i Ministrisë greke të Shëndetësisë.

“Rasti u zbulua gjatë një testimi masiv nga shërbimet shëndetësore”, sipas komunikatës së Eody.

“Gruaja kishte simptoma, por ajo nuk u shtrua në spital. Aktualisht, ajo nuk ka më simptoma dhe periudha e karantinës është përmbushur”, sipas komunikatës.

“Mutacioni Β.1.617.1 u izolua dhe vjen nga Maharashtra në Indi, rajon ku ky variant është njohur për herë të parë me këtë emër.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *