September 20, 2021

Zbutet detyrimi për maska në Pallatin Federal të Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Detyrimi i rreptë për bartje të maskës në Pallatin Federal do të zbutet për seancën e verës. Nga e hëna, parlamentarët dhe këshilltarët federalë do të lejohen të heqin maskën kur të jenë prapa xhamave të pleksiglasit, raporton srf.ch.

Kjo rregullore zbatohet si për dy dhomat e Parlamentit ashtu edhe për dhomat e mbledhjeve, ka njoftuar administrata parlamentare. Restoranti parlamentar “Galerie des Alpes” do të rihapet gjithashtu të hënën.

Ashtu si në seancën e fundit, anëtarët (deputetët) e Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve mund të testohen vetë një herë në javë. Testet janë vullnetare, por “rekomandohen fuqimisht”.

Nga 21 qershori, pas seancës, do të hyjnë në fuqi relaksime të mëtejshme:  do të lejohen përsëri turne speciale me maksimum 50 persona. Vizitat në ndërtesën e parlamentit kanë qenë të mundshme që nga 7 maj.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *