Zëdhënësi i departamentit amerikan përkujton gjenocidin e Srebrenicës

Shpërndaje lajmin

Sot bëhen 27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës. Më shumë se 8 mijë burra dhe djem u vranë në korrik 1995.
Ned Price, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, ka përkujtuar viktimat duke thënë se populli amerikan i bashkohet popullit të Bosnjë-Hercegovinës në zi
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me familjet që humbën të dashurit e tyre dhe me ata që vazhdojnë të kërkojnë pa u lodhur për të zhdukurit, të luftojnë për të vërtetën, të mbështesin të mbijetuarit dhe të ndjekin drejtësinë duke hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit,” – tha Price.
Ai u shpreh se duhet guxim dhe forcë për të kapërcyer dhimbjen dhe humbjen dhe për të nxitur shpresën dhe tolerancën.
“Ne jemi thellësisht të përkushtuar për të mbështetur liderët në të gjitha nivelet në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin hapa kuptimplotë drejt pajtimit në ndjekjen e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët,” – shtoi zëdhënësi i departamentit amerikan.
Price theksoi në fjalimin e tij vlerësimin për miqësinë me Bosnjën dhe Hercegovinën.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rikthimi i eshtrave të 50 viktimave në Srebenicë, 27 vite pas gjenocidit serb

Leave a Reply

Your email address will not be published.