Zelanda e Re, model suksesi në menaxhim të pandemisë

Share

photo 1572452937595 654e2f0fcf91

Është i vetmi shtet në botë që rreth 1 muaji ka regjistruar 3 deri në 6 raste infektime ditore, duke mos e kaluar asnjë ditë numrin dyshifror, transmeton albinfo.ch.

Sot ky shtet ka regjistruar vetëm 6 raste infektimi, ndërkohë që dje kishte vetëm 3 raste. Nga statistikat e këtij shteti, thuhet se gjithsej janë 42 raste aktive në tërë Zelanden e Re.

Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situatës së pandemisë. Ky shtet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të vetëm të koronavirusit nga komuniteti, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen, transmeton tutje albinfo.ch.

The post Zelanda e Re, model suksesi në menaxhim të pandemisë appeared first on Albinfo.


Share

Komente