Shpërndaje lajmin

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se këtë të dielë ka pasur një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Zelenski u shpreh se me Erdoganin diskutoi nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli si dhe shkëmbimin e trupave ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.
Biseda mes tyre, vjen në prag të bisedimeve që Erdogan pritet të ketë me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Reuters.
Pak ditë më parë, Erdogan tha se ka ende shpresë që Putin dhe Zelenski të takohen në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU

Erdogan shpreson që Putin dhe Zelenski të takohen në Stamboll
Bisedimet Rusi-Ukrainë duhet të japin rezultate konkrete, thotë Erdogani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *