Zelenski i kërkon NATO-s antiraketa

Shpërndaje lajmin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, i kërkon NATO-s “ndihmë ushtarake të pakufizuar”. Në fjalimin e tij në samitin e NATO-s, ai nënvizon se Ukraina nuk ka armë antiraketë.
“Unë iu afrova me një kërkesë logjike për të mbyllur qiellin tonë në çdo format, në mënyrë që të mbrojmë qytetarët tanë nga bombat dhe raketat ruse. Ne nuk kemi dëgjuar një përgjigje të qartë. Ukraina nuk ka armë antiraketë. Aviacioni ynë është shumë i vogël në krahasim me të tyren dhe prandaj përdorin armë të shkatërrimit në masë”, është shprehur Zelenski.
Ai nënvizon se Ukraina nuk ka një përgjigje të qartë për kërkesat ushtarake që ka bërë.
“Ju keni të paktën 20.000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjitha tankeve tuaja të armatosura. Na jepni ato ose na i shisni, por ne nuk kemi një përgjigje të qartë”, shprehet Zelenski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.