Shpërndaje lajmin

Presidenti ukrainas Zelenski u kërkoi njerëzve në mbarë botën të dalin në protestë të enjten për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.
Këtë e njoftoi për mes një video-deklarate në gjuhën angleze, mbrëmjen e të mërkurës.
Kjo është hera e parë që Zelenksi jep një deklarate me video në anglisht, që prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Lufta e Rusisë nuk është vetëm kundër Ukrainës, tha ai, por kundër lirisë së çdo njeriu, kudo ku ndodhen.
“Bashkohuni nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, bashkohuni në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha Zelenski.
Fjalimi i Zelenskit erdhi disa orë përpara një samiti të NATO-s në Bruksel, ku vendet perëndimore pritet të bien dakord për dërgimin e përforcimeve ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore për të forcuar mbrojtjen e bllokut.
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në takim, i cili po zhvillohet një muaj nga fillimi i pushtimit rus.The post Zelenski thirrje për protesta globale në mbështetje të Ukrainës first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.