Zelensky kritikon vendet evropiane: Nafta ruse e paguar me para gjaku, kemi nevojë për armë

Shpërndaje lajmin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse. Sipas tij këto vende po “fitojnë paratë e tyre në gjakun e të tjerëve”.
Në një intervistë me BBC në zyrën e tij në Kiev të enjten, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë paundë këtë vit, një rritje prej më shumë se 1/3  në vitin e kaluar.
“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje biznesi dhe parash,” tha Zelensky. “Është çështje e mbijetesës”, shtoi ai.
Presidenti Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjet për furnizimin e më shumë armëve në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po merrnin furnizimet aq shpejt sa për të shmangur sulmin e Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende evropiane, po përpiqen të ndihmojnë dhe po ndihmojnë,” tha ai.
“Por ende ne kemi nevojë për to më shpejt, më shpejt. Fjala kyçe është tani”, shtoi ai. /
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *