Shpërndaje lajmin

Presidenti ukrainas Zelensky tha se ka marrë garanci nga presidenti bjellorus Lukashenko se nuk do të ketë raketa, avionë apo helikopterë që fluturojnë nga Bjellorusia në Ukrainë.
Gjithashtu, Zelensky tha se i kërkoi Lukashenkos që të mos futen trupa ushtarake nga Bjellorusia në Ukrainë, gjë për të cilën ai tha se mori sigurinë se nuk do të ndodhë.
Zelensky dhe Lukashenko zhvilluan një bisedë mbi situatën në Ukrainë, të dielen, bisedë gjatë të cilës Zelensky mori sigurinë se Bjellorusia nuk do të sulmojë Ukrainën, sipas njoftimit të tij.
“Biseda që pata me Aleksandër Lukashenkon ishte thelbësore. Nuk dua raketa, avionë dhe helikopterë që fluturojnë nga Bjellorusia në Ukrainë, i thashë. Nuk dua që trupa ushtarake të shkojnë në Ukrainë nga Bjellorusia. Dhe ai më siguroi për këtë”, u shpreh Zelensky.
Megjithatë, Bjellorusia mbajti një referendum të dielen për lejimin e armëve bërthamore në territorin e saj.The post Zelensky: Mora garanci nga Lukashenko se nuk do të ketë ndërhyrje bjelloruse first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *