Zemaj: Ishte e vështirë të gjenden shtete që do të trajtonin dy pacientët nga Ferizaji

Share

zemaj ishte e veshtire te gjenden shtete qe do te trajtonin dy pacientet nga ferizaji

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi ka folur pas nisjes së dy qytetarëve të lënduar në Ferizaj, në Austri.

Zemaj ka falënderuar ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri për kontributin e dhënë në lidhje me këtë rast, transmeton Indeksonline.

Ministri Zemaj tha se shtretërit e lirë dhe emergjencat e tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën dhe se ishte shumë e vështirë të gjendeshin shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët.

Postimi i plotë:

Sot, dy qytetarët e lënduar në Ferizaj, u nisën për trajtim mjekësor, për në Graz të Austrisë, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti mik. E falënderoj ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh, kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.

Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat e tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjendeshin shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë. I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!


Share

Komente