Zemaj: Pas shërimit në Austri, është kthyer në familjen e tij i lënduari nga eksplodimi në Ferizaj

Share

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se është kthuer nga Austria pas shërimit i lënduari nga eksplodimi në Ferizaj, Fidan Gashi.

“Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”, ka shkruar Zemaj, raporton arbresh.info.

Ai, thotë se është në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë. /arbresh.info/

Postimi i plotë:

Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi në Ferizaj, muajin e shkuar.
Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Fidani është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.

Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.
Shpreh falënderim të thellë e të sinqertë për të gjithë ata që kontribuan për marrjen përsipër të trajtimin dhe kujdesin për të lënduarit tanë, krerët e shtetit të Austrisë dhe Turqisë, Ambasadorët tonë në shtetet përkatëse, z. Pllana dhe z. Dugolli për ndihmën e pakursyer.

Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë ndërsa i falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!


Share

Komente