Zendaya tregon pse është e ndrojtur me njerëzit

Share

Në një intervistë me GQ, Zendaya ka folur rreth faktit që njerëzit e perceptonin si të ftohtë dhe serioze në industri, sepse ajo  kishte problem të fillonte një bisedë.

Ajo tha se ka qenë një fëmijë i rezervuar dhe tregoi se si kjo ka ndryshuar dhe ka ndikuar te ajo me kalimin e viteve. Fituesja e çmimit Emmy, tregon se iu desh të mësonte si të bënte biseda të përditshme, sepse pa folur, do dukej si një njeri i ftohtë.

24-vjeçarja më pas kujtoi një rast ku stilistja i tha asaj se aktorja ?dukej shumë e ftohtë? dhe se ?njerëzit mendojnë se je e egër, kur nuk flet?, së cilës Zendaya iu përgjigj se ishte thjesht nervoze dhe e ndrojtur. Me miqtë dhe familjen, mund të flas për çdo gjë me orë të tëra, por kur bëhet fjalë për t?i folur të huajve, më duket sikur ngec.


Share

Komente