Zëvendëskryeministri i kundërpërgjigjet BE-së: Vetëm Kurti paraqiti një draft thelbësor dhe gjithëpërfshirës

0
Shpërndaje lajmin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, vetëm ai ka paraqitur një propozim të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bislimi ka përsëritur pretendimin e Kurtit se vetëm Kosova kishte bërë propozim gjatë takimit të 14 shtatorit në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
“Drafti i fundit i të dërguarit special të BE-së për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofronte një modifikim margjinal në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator vetëm kryeministri i Kosovës paraqiti një draft thelbësor dhe gjithëpërfshirës. BE-ja dhe Serbia nuk paraqitën asgjë, por këmbëngulën për të akomoduar kërkesën e Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Çdo raportim alternativ është një shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i së vërtetës”, shkroi Bislimi.

The last EUSR draft for sequencing the implementation of Basic Agrmt. was shared w/ chief negotiator on July 19. It offered a marginal modification compared to the previous draft. On Sept. 14 high level mtg. in Brussels only PM presented a substantial & comprehensive draft.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 15, 2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *