Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministri i Bujqësisë takohen me komunitetin shqiptar në Belgjikë

0
Shpërndaje lajmin

Në kuadër të takimeve të rregullta me mërgatën, shoqatat dhe komunitetin shqiptar në mërgatë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u takuan me komunitetin shqiptar në Tongeren.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, para bashkëatdhetarëve që jetojnë në Belgjikë, dy ministrat paraqitën angazhimin dhe vizionion e institucioneve të Republikës së Kosovës në realizim te objektivave konkrete qeveritare në mbështetje të mërgatës në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor si dhe fuqizimin e lidhjeve me Kosovën në njërën anë, dhe përfshirjen e potiencialit të gjeneratave të ndryshme të mërgatës në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Theks i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe hapjes së mundësive të mëdha të investimit që ofron Kosova si dhe reformave administrative që po bëhen në lehtesimin e investimeve të diasporës në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, bëhet e ditur në njoftim se gjatë takimit, komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte përgatitur edhe një program kulturo-artistik duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *