October 20, 2021

Zgjatja e Vetingut, Balla: S’kemi pazar me PD, politika të rrijë larg. Do rrëzojmë komisionin “Beccheti”

Shpërndaje lajmin

Në përfundim të konferencës së kryetarëve kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se nuk ka një pazar me PD për arritjen e konsensusit të zgjatjes së organeve të Vetingut si pjesë e Reformës në drejtësi.

“E para duhet tju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht edhe me 2 institucione ndërkomëbtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amendamentin për zgjatjen e afatit të komisionit të përkohshëm të kualifikimit.në kuptimin që të arrijmë të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendame t kagri.

Unë e konsideroj një çështje teknike te e cila politika duhet të rrijë larg në kuptimin e rëndësisë që ka vetingu dhe në kuptimin e vlerësimit që ka vetingu. Do propozoja që askush prej nesh të mos e politizojë dhe ta mbajmë si një çështje tepër teknike si vijueshmëri të reformës në drejtësi.

Nuk ka asnjë lloj pazari në thonjëza, sepse kjo është çështje e rëndësisë së veçantë ku secili prej deputetëve të marrë përgjegjësinë që i takon. Sa i përket çështjeve të tjera ne jemi të hapur për të diskutuar pa rezerva çdo çështje që mund të vijë nga ana e opozitës në kuvend”, tha Balla.

Ndërkohë ai nënvizoi se do rrëzohet kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për “Becchetin”.

“Gjithë projektvendimet për ngritjen ne komisionit për zgjedhejt e 25 prillit. Jemi duke punuar për tu dakordësuar edhe për projektvendimin për komisionin hetimor për çështjen e trajtimit të mbetjeve, ndërkohë do rrëzohet ai i bechetit”.

ne perditesim


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *