Zgjedhjet brenda LSI/ Për herë të parë do të votohet online

Share

Prej orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

Anëtarët e LSI-së po votojnë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike. Për herë të parë do të votohet online, ku të gjithë ata që kanë një kartë anëtarësie në LSI do të zgjedhin të preferuarit e tyre përmes aplikacionit.

Ndërkohë ata që nuk janë të pajisur me kartë do të votojnë pranë qendrave të votimit që janë hapur në të gjitha bashkitë./CNA.al


Share

Komente