Zgjedhjet e 25 prillit, Basha përgjigjet nëse Berisha do të jetë pjesë e listave për deputetë

Share

Mbrëmjen e sotme kryetari i PD Lulzim Basha u pyet në emisionin “Opinion” nga gazetari Baton Haxhiu nëse do ta përfshijë Sali Berishën në listat për deputetë, apo nëse do të përfshijë së paku një familjar të tij në këto lista.

Sipas Bashës këto përpjekje i konsideroi për ta zhvendosur vëmendjen nga ai, që është kandidati kryesor për kryeministër, te Berisha apo Meta që kanë qenë kundërshtar politik të Edi Ramës.

“Nuk merrem me nderime familjesh, nuk e shoh si detyrën time. Padiskutim që një nga spin-et e strategjisë së Edi Ramës është të zhvendosë vëmendjen nga unë, dhe ta zhvendosë te dy persona të tjerë, presidentin aktual dhe te z.Berisha.

Ndërsa për Ramën u shpreh: “Edi Rama është mjeshtër i një shahu politik, që banalizoi fushatën e 2017-ën në dy fjalë tepsi dhe timon. Këtu shkëlqen, por ka një dështim katastrofal mbi ekonominë, uljen e taksave për 97 për qind të shqiptarëve ku i ka?!”


Share

Komente