“Zgjedhjet e 25 prillit, çelësi që do të hapë rrugën e integrimit”/ Xhaçka: Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, radhën e ka BE

Share

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se vendi ynë i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave me BE. Ajo theksoi se tashmë Shqipëria i ka bërë detyrat e saj të detyrës, ndërsa shtoi se tashmë radhën e ka BE.

“Procesi i integrimit pavarësisht pagesave, ka fituar një momentum, që e ka sjellë pranë vendin tonë për çeljen e negociatave. Është bërë një punë e madhe për plotësimin e 15 kërkesave. Sot një përgëzim e meriton dhe këshilli Kombëtar i Integrimit, dhe për faktin se ka luajtur një rol domethënës. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, i ka plotësuar kushtet. Lajmi i mirë është se këtë nuk e them vetëm unë, Shqipëria, por dhe vendet anëtare. Gjatë këtij viti nuk do të zvarritet procesi një herë me 5 kushte apo 15. Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet dhe kjo do të rrezikonte kredibilitetin e BE. Shqipëri ka bërë gjithçka që është kërkuar, radhën e ka BE. Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është çelësi që do të hapë rrugën e integrimit.”, tha Xhaçka.


Share

Komente