Zgjedhjet e 25 prillit dhe përplasja me Ramën! Fatos Lubonja ‘nxjerr zbuluar’ Ilir Metën

Share

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ai tha se të dy ata po shfrytëzojnë postet në fushatë elektorale. Sipas tij presidenti ka dalë nga roli i tij normal.

“Të dy, Rama e Meta shfrytëzojnë postet në fushatë elektorale. Jemi në një vend anormal, për mendimin tim, ku derisa votat shiten e blihen nuk mund të presësh që të ketë respekt për disa norma normale të votimeve. Edhe në Kosovë kishte kulturë votimi. Këtu është kush t’ja hedh njëri-tjetrit dhe kush është më i fortë e ka më shumë para. Edhe presidenti ka dalë nga roli i tij normal.

Presidenti reagon ndaj një kryeministri që është ekstrem në keqpërdorimin e pushteteve. Në mendimin tim, Rama është njeriu më i rrezikshëm që ka Shqipëria sot, kjo bën që të mbyllësh syrin ndaj presidentit. Unë kam thënë më mirë tre banda sesa një, sepse krijojnë balancën. Unë mendoj që kjo drejtësi është më e kapur se ajo përpara. ne jemi popull i rrahur shumë dhe të nënshtruar. Ky populli rrahur kështu mund të shkojë në shpërthim, që ndoshta çon edhe në shkatërrim. Këta e kanë çuar situatën shumë larg gjendjen, shumë keq”, tha Lubonja për News24.


Share

Komente