Zgjedhjet e 25 prillit/ Lëvizja për Ndryshim prezanton kandidatët për deputet të Tiranës

Share

Drejtuesja e Levizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka njoftuar se paraditen e sotme do të prezantohet grupi i parë i kandidatëve për deputet të Qarkut të Tiranës.

“Te dashur miq. Sot ne oren 10:30 Lëvizja per Ndryshim paraqet grupin e pare te kandidateve per deputet te Qarkut te Tiranes.
Mund ta ndiqni ne TV ose ne fcb. Uroj nje dite te mbare per te gjithe”, shkruan Topalli.

Kujtojmë se na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.  Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se” Lëvizja për Ndryshim” lindi për të larguar tre kryetarët e korruptuar.

Topalli synon që partia e saj të sigurojë disa mandate gjatë zgjedhjeve që të futet në Parlament për të larguar të korruptuarit. /CNA.al


Share

Komente