Zgjedhjet e 25 prillit! Spartak Ngjela shpërthen me tone të forta ndaj Ramës dhe Bashës, bën parashikimin e bujshëm

Share

Avokati, Spartak Ngjela duke diskutuar rreth politikës dhe zgjedhjeve që po afrojnë, u shpreh se votat i merr ai që ka para, pra sipas tij vota gjithmonë do të blihet.

“Unë kam shumë individë që më thonë: Pse të shkojmë të votojmë, kur vota jonë nuk numërohet?! Këta kanë tetë vjet që shohin të njëjtit njerëz dhe të njëjtën bisedë”, – u shpreh Ngjela.

Gjatë intervistës me Eno Popin, Ngjela revoltohet, kur bëhet fjalë se cilin duhet të votojmë në këto zgjedhje, ai mendon se as Rama dhe as Basha nuk kanë nivelin e duhur për t’u zgjedhur, aq më tepër kur gjithçka është kthyer në korrupsion.


Share

Komente