Zgjedhjet e 25 prillit, Topalli prezanton listën e kandidatëve për Tiranën

Share

Lëvizja për Ndryshim, partia e re politike, e themeluar dhe drejtuar nga Jozefina Topalli, prezantoi të martën kandidatët për deputet për Tiranën, me të cilët kjo parti do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në radhët e kandidatëve për kryeqytetin vihet re një prani e madhe e personave që vijnë nga pedagogjia dhe bota e artit.

Lista e kandidatëve për deputet të Lëvizjes për Ndryshim për Tiranën

Elida Hoxha, pedagoge matematike

Robert Qitozi, pedagog, Universiteti i Sporteve

Lorenc Radivani, pedagog, Universiteti i Arteve

Meri Lalaj, shkrimtare

Stela Jakova, shkenca ekonomike

Arben Basha, pedagog, Universiteti i Arteve, themelues i PD

Lekë Negri, solist në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Françeska Memia, koordinatore e “Save the Children”

Jonuz Osmanagaj

Polikron Kolluci

Daniela Kavaja

Vetë Topalli nuk e ka saktësuar ku do të kandidojë më 25 prill, ndërsa në ditët e ardhshme do të prezantohen edhe listat e kandidatëve të qarqeve të tjera.


Share

Komente