Zgjedhjet/ Meta nuk pranon humbjen: Do nisim procesin e kontestimit ligjor
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ paralajmëron mosnjohjen e rezultati të zgjedhjeve të 14 majit. Ilir Meta duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë humbjes së thellë më 14 majit, ndërsa paralajmëroi se do të nisë procesin e kontestimit ligjor të rezultatit.
Deklaratat Meta i bëri nga selia e PD, ku për më shumë se një orë zhvilloi një takim me aleatin e tij në opozitë, Sali Berisha.
“Cdo minut fakte të reja tronditëse vijnë e dokumentohen se si mafia nën komandën e ramës shkatërrroi procesin zgjedhor.
I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, jo vetëm po dokumentohet por do nisë edhe procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë.
Ju e dini se pavarësisht nga ky tjetërsim, me porosi të Ramës, nën mbrojtjen e Edi Ramës, një gjë është e qartë, gomerët që u imponoi Rama qytetarëve për kryebashkiakë nuk do vjedhin më të qetë sic bënë në 4 vite, të cilat u ndanë më 14 maj. Përshkallëzimi I aksionit opozitar, në këshillat bashkiakë, rikthimi i transparencës për cdo qindarkë do nisë menjëherë.”- u shpreh Meta.