Zgjedhjet në Amerikë, Trump: Janë gjetur vota të paligjshme sa për të përmbysur rezultatin

Share

Edhe pse rinumërimi në Xhorxhia nuk solli ndonjë ndryshim rezultati për presidentin Donald Trump, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk heq dorë se zgjedhjet u manipuluan.

“Përse Joe Biden do të ngrejë sa më shepjt administratën e tij, kur hetimet kanë gjetur mijëra vota të paligjshme të paktën në 4 shtete, të mjaftueshme sa për të rrëzuar rezultatin?”, ngre pyetjen në rrjetet sociale Trump.

Presidenti i bëri gjithashtu thirrje gjykatave që të kenë kurajo dhe të bëjnë çfarë është e nevojshme për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve.


Share

Komente