Zgjedhjet në Kosovë, vijon numërimi i votave të kundërshtuara dhe atyre me postë

Share

Në Kosovë ende nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas zëdhënësit të KQZ, Valmir Elezi, në Kushtetutë nuk ka një limit që e përcakton atë, ndërkohë që po vijon numërimi i votave të kundërshtuara dhe atyre që kanë ardhur me postë.

Janë plot 43 mijë e 500 të tilla që duhen numëruar me kujdes, ndërkohë që sot KQZ vendos nëse do të ketë numërim të qendrave të kontestuara nga palët apo jo.

Kujtojmë që zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë u fituan me një shkëputje të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me listën e Vjosa Osmanit, të cilët i dhanë një goditje të rëndë partive tradicionale si PDK dhe LDK.


Share

Komente