Zgjedhjet në Kosovë, vijon rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve

Share

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka nisur procesin e rinumërimit të rreth 500 vendvotimeve, të cilat u takojnë komunave të ndryshme.

Arsyet e këtij rinumërimi kanë të bëjnë kryesisht me probleme vendosjen e saktë të votave të subjekteve politike në formularin e rezultateve.

KQZ ka bërë me dije se mbi 9 mijë vota të diasporës të mbërritura me postë janë shpallur të pavlefshme. Ndërkohë, nga rezultatet paraprake, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohëshme të 14 shkurtit.

Por që të nisë procedurat për formimin e maxhorancës dhe qeverisë së re, i duhet shpallja e rezultatit përfundimtar. Më herët, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk do të bashkëpunojë me asnjë nga partitë kryesore, por vetëm me deputetët e komuniteteve jo serbe.


Share

Komente