Zgjedhjet në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit
KUKËS- Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e sotme në Kukës kishin të drejtë të vote 45 900 persona.
Sipas KQZ, gjithsej janë ngritur 74 qendra votimi për garën e parakohshme mes Albert Halilit nga Partia Sociualiste dhe Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ky proces i përsëritur zgjedhor, siç është shprehur dhe vetë kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 milionë lekë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit.
Gazetarët e ABC News, të pranishëm në Kukës, raportojnë se procesi zgjedhor i kësaj të diele ka qenë i qetë dhe nuk janë regjistruar incidente.
Procesi i numërimit të votave parashikohet të nisë me vonesë pasi transportimi i kutive do të marrë kohë, për shkak të largësisë gjeografike që kanë zonat administrative me qendrën e qytetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raportoi se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.26%./ n.m.