Zgjedhjet në LSI, Kejdi Mehmeti: “Procesi ka ecur me ritme të kënaqshme”

Share

Lëvizja Socialiste për Integrim prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesin zgjedhor për strukturat e reja drejtuese të partisë, që do të zgjasë deri në orën 16:00. Përveçse online, anëtarët mund të votojnë edhe në qendrat e votimit.

Në një dalje për mediat, ish-deputetja Kejdi Mehmeti, e deleguara e kësaj force politike për qarkun e Fierit, tha se deri më tani procesi ka ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa ky proces nxjerr në pah jo vetë vlerat qytetare, por synon edhe rikthimin e të rinjve.

Ndërsa këto zgjedhje i paraprin procesit zgjedhor të 25 prillit, Mehmeti nuk ka dashur të konfirmoj zërat se në krye të listës së LSI për Fierin do të jetë zonja Kryemadhi.

Konventa Kombëtare e LSI do të zhvillohet më 5 dhjetor, në të cilën do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese.

The post Zgjedhjet në LSI, Kejdi Mehmeti: “Procesi ka ecur me ritme të kënaqshme” appeared first on Lajme.al.


Share

Komente