Zgjedhjet në LSI, voton Vasili: “Procese të tilla të hapura i japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti shoqërisë”

Share

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve.

Duke folur , Vasili vlerësoi procesin zgjedhor në LSI, duke thënë se synimi kryesor është t’iu japë zë qytetarëve.

“Hapësirat shoqërore dhe politike me LSI vazhdojnë të jenë model, sa i takon gjithëpërfshirjes dhe asaj që qytetarët bëhen vendimmarrës. Procese të tilla të hapura i japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti shoqërisë. Në një kohë ku nuk dëgjohen qytetarët, profesionistët, njerëzit e ndershëm, LSI është një derë e hapur që e krijon këtë mundësi dhe i jep zë asaj. Thelbi i këtij procesi votimit të LSI është pikërisht ky mesazh që ka brenda. Ka mjaft që e kanë përdorur këtë mundësi pozitivisht. Mundësia ku të gjithë brezat të bashkëjetojnë më së miri është LSI. Nuk ka qenë e lehtë për mua fizikisht që të merrja pjesë në votime. Kjo situatë po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme, në këto ditë të vështira”, tha Vasili.

I pyetur se sa ka ndikuar pandemia në këtë votim, numri dy i LSI deklaroi se “Deri më tani pjesëmarrja është pozitive. Pandemia ka influencën e vet, nuk mund ta mohojmë këtë, por inteligjenca e LSI për votim online bëri të mundur që të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. E di që LSI është e aftë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme, por kaq shumë, jam vërtet i emocionuar”.

The post Zgjedhjet në LSI, voton Vasili: “Procese të tilla të hapura i japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti shoqërisë” appeared first on Lajme.al.


Share

Komente