Zgjedhjet në Slloveni i fiton partia e krijuar pak muaj më parë

Shpërndaje lajmin

Me surpriza ishin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Slloveni. Pas votimit të së dielës kryeministri Janes Jansha pësoi humbje të thellë përballë një partie e cila u formua në janar nga ish-biznesmeni Robert Golob.
Sipas sondazheve Kryeministri Jansa ka minuar sundimin e ligjit në shtetin ish-jugosllav.
Kritikët pretendojnë se 63-vjeçari, i cili u bë i njohur si një reformator postkomunist, ka kaluar vite duke gërryer standardet demokratike dhe duke kufizuar lirinë e shtypit.
Ndërsa zoti Golob është një  hyrje e re në politikë i cili i cilësoi zgjedhjet një referendum politik.
Ai pritet të formojë një koalicion qeverisës me partitë e tjera të krahut të majtë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

5 sfidat e Macron pas rizgjedhjes si president
Krerët e shteteve urojnë Makronin për fitoren
Makron: Do të jem president i të gjithëve

Leave a Reply

Your email address will not be published.