Zgjerimi i ujrave territorial/ Projektligji kalon në Parlamentin grek, zbulohet kur do votohet

Share

Projekt ligji për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje në Detin Jon është paraqitur në Parlamentin grek.

Në lidhje me çështjen e aktivitetit të peshkimit, parashikohet që në zonën e diskutueshme të detit midis 6 dhe 12 milje mund me anë të përjashtimit të nenit 21 të ligjit 420/1970 të zëvendësuar me nenin 59 të ligjit 2538/1997, të lejohet përkohësisht peshkimi me anijet e peshkimit të Bashkimit Evropian”

Diskutimi i dispozitave të përcjella në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare do të fillojë të martën e ardhshme dhe do të votohet nga Parlamenti më 19 Janar.

Projekt-ligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë sjell zgjerim të territorit fqinj dhe siç parashikohet nga neni 27 i Kushtetutës, miratimi i tij kërkohet nga shumica absolute e Parlamentit (151 deputetë ).

Kujtojmë se sot në Greqi kryeministri Edi Rama, pati një takim me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias dhe homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, pandemia e COVID-19, por edhe çështje e zgjerimit të Greqisë në detin Jon./CNA.al


Share

Komente