Zhdukja e tenistes kineze Peng Shuai, enigmatike

Share

Media shtetërore kineze publikoi një video tjetër të tenistes Peng Shuai, ku ajo shfaqet në një turne të rinjsh që po mbahet në Pekin.

Videoja në fjalë është e fundit që postohet nga drejtuesit e “Global Times”, që kanë deklaruar se është xhiruar nga një prej operatorëve të tyre në event.

Të shtunën, gazeta publikoi një tjetër video, që e tregonte tenisten teksa konsumonte një vakt në një restorant të Pekinit.

Qeveria kineze është përballur në ditët e fundit me thirrje të shumta nga Perëndimi mbi gjendjen e sportistes, e cila u zhduk pas një postimi të datës 2 nëntor në rrjetet sociale, ku akuzonte ish-zëvendës kryeministrin Zhang Gaoli për ngacmim seksual.

Kryetari i Federatës së Tenisit për Femra, Steve Simon doli të shtunën me një deklaratë që vinte në dyshim lirinë e Peng, pas publikimit të videos në restorant.

“Edhe pse është pozitive ta shohësh, mbetet e paqartë nëse ajo është e lirë të marrë vendime dhe të kryejë veprime pa një ndikim të jashtëm”, deklaroi Simon, duke shtuar se vetëm videoja nuk mjafton.

Episodi ka futur në një tension politik Pekinin, që po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike Dimërore, që mbahen në shkurt.

Komento

Recent Posts

  • Artikull kryesor !
  • Faqja e pare
  • Reportazhe

Bimët e egra medicinale: Të shumëkërkuara, por edhe të rrezikuara

56 mins ago
  • a1Instant
  • Aktualitet
  • Ndizet
  • pema e krishtlindjeve
  • sheshi skënderbej

Ndizet pema e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”

2 hours ago