January 18, 2022

Zinchenko: Stoli i Anglisë kushton sa 3 skuadra të Ukrainës

Shpërndaje lajmin

Oleksandr Zinchenko ka folur para ndeshjes me Anglinë.

Zinchenko në një konferencë për shtyp theksoi se ai njeh shumë lojtarë personalisht pasi me shumicën prej tyre ka pasur luajë në Premierligë.

Kapiteni ukrainas theksoi se nuk ka arsye pse Ukraina të jetë e frikësuar, në fakt ata janë të motivuar nga dueli me Anglinë.

“Kam shikuar të gjitha ndeshjet e tyre, përjashtuar këtë të fundit, pasi në kishim gjithashtu ndeshje”, tha ai.

“Gjeja e parë që pashë është se në kampin e tyre njoh shumë lojtarë nga Premierliga, disa personalisht disa jam ndeshur me ta”, tha ai.

“Është shumë e vështirë të shënosh ndaj tyre, sepse ata janë mjaft të organizuar dhe dinamikë, ata gjithashtu kanë bankën rezervë të mirë që kushton sa tri skuadra të Ukrainës”, tha Zinchenko.

“Ata nuk duhen të na frikësojnë, por të na motivojnë. Mendoj që trajneri dhe ekipi teknik do të na tregojnë sesi ta eliminojmë rrezikun ndaj tyre. Unë kam kuptuar që në jetë është gjithçka e mundur dhe ne do të kërkojmë ta bëjmë pikërisht këtë ndaj tyre”, përfundoi Oleksandr Zinchenko.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *