Zjarr në anijen tregtare, reagon Ministria e Mbrojtjes

Shpërndaje lajmin

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi një anije mallrash ka marrë flakë në Radën e Portit të Durrësit pasditen e kësaj të shtune.
Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”, njofton ministria.
Në deklaratë thuhej gjithashtu se efektivët e Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme Detare thonë se zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë me dije.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zjarr në një mobileri në Pogradec, dyshimet e para
Shpërthen në flakë anija e mallrave në Durrës, evakuuohet stafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *