Zjarr në banesën në Vlorë, harruan bombolën e gazit hapur
Një bombol gazi në një banesë në Vlorë ka shpërthyer e si pasojë ndërtesa ka marrë flakë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë pasditen e së hënës.
Rruga e ngushtë i ka vështirësuar punën zjarrfikëses që ka shkuar për ndihmë. Sidoqoftë situata është normalizuar pa dëme në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake i zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e shtëpisë dy katëshe në momentin që ndodhi ngjarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ben Blushi: Zjarret e Pishporos!
“Si i ndihmova zjarrfikësit të shpëtonin jetë”, rrëfehet shqiptari nga Malisheva