January 18, 2022

Zjarr në Greqi, 40 zjarrfikës dhe 4 helikopterë ndërhyjnë për të shuar flakët

Shpërndaje lajmin

Zjarret janë kthyer në një shqetësim në disa rajone në Greqi. Së fundmi zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në Anavyssos në Greqi.

Ndërkohë për të vënë në kontroll flakët ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, po ashtu nuk ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri.

Përkatësisht u mobilizuan 40 zjarrfikës, 7 automjete, 4 helikopterë .

Autoritet gjithashtu dhanë urdhër për një evakuim paraprak të qytetareve në zonat e vend banuara, pasi zjarri ishte shumë afër tyre, ndërsa erërat e forta përforconin përhapjen e flakëve./abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *